Mbrojtësi i Man Cityt e feston golin e Messit dhe e ofendon Liverpoolin
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, mbeti plotësisht i mahnitur nga goli i Lionel Messit nga gjuajtja e lirë, gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Barcelonës dhe Liverpoolit.
Argjentinasi 31-vjeçar arriti ta godasë topin në mënyrë të përsosur për të shënuar në qoshen e lartë të portës, duke e mposhtur portierin e Liverpoolit, Alisson Beckerin, për të dytën herë në fitoren 3:0 të Barcelonës.
Ky ishte goli i 600-të i Messit në karrierën më klube dhe ishte mjaft i rëndësishëm pasi që tani Barcelona është më afër finales së parë të Ligës së Kampionëve që nga vitit 2015.
Pasi që Manchester City u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën çerekfinale, në përballjen me Tottenhamin, Benjamin Mendy ishte i pranishëm në ndeshjen e mbrëmshme në Camp Nou, prej nga e bëri një video duke e festuar golin e dytë të Messit.
Nga kjo video, tifozëve të Liverpoolit u ka bërë edhe më shumë përshtypje fakti që mbrojtësi francez i drejton gishtat e mesëm drejt kamerës dhe ky veprim është cilësuar ofendues për tifozët e Liverpoolit.
Mbrojtësi francez duket se mbeti shumë i kënaqur me fitoren me rezultat bindës të Barcelonës ndaj Liverpoolit, pasi që skuadrën e Jurgen Kloppit e ka rival edhe në Premierligë.
Manchester City e kryeson garën për titull të Premierligës, me një pikë më shumë se Liverpooli. Tani që kanë mbetur vetëm dy ndeshje deri në fund të sezonit, shpresat e Liverpoolit për t’u shpallur kampion i Anglisë po zvogëlohen dalëngadalë.
Për shkak të disfatës së mbrëmshme, edhe gjasat për të triumfuar në Ligën e Kampionëve janë mjaft të vogla për Liverpoolin dhe skuadra angleze mund ta përfundojë sezonin pa titull, përkundër që ka qenë mjaft mbresëlënës.
MENDY MOVING MAD ë pic.twitter.com/1E6grq4KPv
— Nabeel (@NA1907_) May 1, 2019
(Kosova Sot)