Kloppi kishte parashikuar se mund të shkarkohet në fund të këtij sezoni

  • 03 May 2019 - 09:04
Kloppi kishte parashikuar se mund të shkarkohet në fund të këtij sezoni

Kur u emërua trajner i Liverpoolit, para katër vjetëve, Jurgen Klopp kishte parashikuar se skuadra e tij do ta fitonte të paktën një titull deri në vitin 2019. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, ai kishte thënë se mund ta vazhdojë karrierën në Zvicër.

Jurgen Kloppi është tani njëri ndër trajnerët që ka shërbyer për më së gjati në Premierligë. Gjatë katër vjetëve si trajner i Liverpoolit, gjermani e ka përmirësuar Liverpoolit, megjithatë problem ende mbetet mungesa e titujve

Gjatë sezonit të tij të parë në “Anfield”, trajneri gjerman pësoi disfatë në finale të League Cup dhe në finale të Ligës së Evropës. E njëjta histori e ndoqi edhe sezonin e kaluar, kur pësoi disfatë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Liverpooli ka qenë më i mirë këtë sezon, megjithatë edhe ky sezon mund të përfundojë pa asnjë titull për “The Reds”, pasi që Manchester City e kryeson garën për titull të Premierligës. Skuadra e Pep Guardiolës e ka një pikë më shumë me vetëm dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezoni.

E njëjta gjë po i ndodh Kloppit edhe në Ligën e Kampionëve. Ai është afër titullit të kësaj gare pasi që ka arritur deri në gjysmëfinale, mirëpo pasi e humbi ndeshjen e parë me rezultat 3:0, duket se do ta humbë edhe këtë titull këtë sezon.

Nëse Kloppi nuk e fiton ndonjë titull këtë sezon, atëherë parashikimi që ai e kishte bërë kur ishte emëruar trajner do të dalë i pasaktë.

“Ju lutem, na jepni mjaftueshëm kohë që ta bëjmë punën tonë. Por, kur të jem i ulur këtu pas katër vjetëve, mendoj se ne do ta kemi një titull. Nëse jo, ndoshta do ta fitoj tjetrin në Zvicër”, kishte thënë Klopp. 

(Kosova Sot)