Ish-trajneri i Chelseat: Real Madridi do ta përdorë ashtu siç duhet Hazardin

  • 03 May 2019 - 10:47
Ish-trajneri i Chelseat: Real Madridi do ta përdorë ashtu siç duhet Hazardin

Ish-lojtari dhe ish-trajneri i Chelseat,  Glenn Hoddle, nuk po arrin ta kuptojë pse Eden Hazardi u la në stol për ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Sipas tij, Real Madridi do ta përdorte belgun ashtu siç duhet.

“Të Kaltrit” ishin mjaft mbresëlënës përkundër që nuk arritën ta fitojnë përballjen kundër Eintracht Frankfurtit, për shkak të golit me kokë të Luka Jovicit. 22 minuta pas këtij goli, disa momente para se të përfundonte pjesa e parë, Pedro e barazoi rezultatin

Hazardi u aktivizua në lojë në minutën e 61-të, pasi Chelsea dëshironte ta merrte në kontroll ndeshjen, në mënyrë që ta marrë me vetë një rezultat sa më të mirë për ndeshjen kthyese, që zhvillohet javën e ardhshme në “Stamford Bridge”.

Pas ndeshjes, Sarri sqaroi se shqetësimi i tij për lodhjen fizike të Hazardit – që ka luajtur në shumicën e ndeshjeve edhe për Chelsea, edhe për ekipin kombëtar të Belgjikës – ishte arsyeja pse ai vendosi ta lë belgut në stol.

Megjithatë, Hoddle beson se Hazardi duhet të jetë gjithmonë emri i parë në formacionin e parë ët Chelseat. Ai beson se Real Madridi – për të cilin ka vazhdimisht spekulime se mund ta transferojë belgun verës – do ta gjente një mënyrë për ta përdorur Hazardin në mënyrën më efektive.

“Me të vërtetë nuk po arrij ta kuptoj pse nuk është një lojtar i tillë titullar në një gjysmëfinale. Ata do ta kuptojnë se sa i rëndësishëm është Hazardi vetëm pasi ai të largohet, fatkeqësisht, sepse ai është një lojtar kaq i mirë”, ka thënë Hoddle.

“Por, le të përballemi me faktet, pa Hazardin, në pjesën e parë, ata ishim shumë të zakonshëm. Ajo që ai e bën në mënyrë brilante është që ti mund t’ia japësh topin dhe ai do t’i ngrejë tre lojtarë pas vetes e ti mund të shkosh në sulm”.

“Por, ai shënon edhe gola dhe është i saktë para portës dhe rreth zonës së penalltisë. Ai është shumë i rrezikshëm. Ka gjithçka që nevojitet në fazën e sulmit. Ai nuk ndihmon gjithmonë në fazën e mbrojtjes, por Chelseat do t’i mungojë”.

“Mendoj se në fakt ai do të luante më mirë si dhjetësh me dy mesfushorë defansiv pas tij. Pastaj mund t’i thuash atij vetëm shko përpara dhe luaj. Fatkeqësisht, ai mund ta marrë pikërisht këtë gjë në Real Madrid”.

Hazardi ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me klubin londinez, kontratë kjo që përfundon në fund të sezonit të ardhshëm. Si rezultat i kësaj, ai besohet se do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë.

(Kosova Sot)