NBA: Philadelphia e tregon forcën ndaj Torontos

  • 03 May 2019 - 12:32
NBA: Philadelphia e tregon forcën ndaj Torontos

Në Wells Fargo Center buzëqesh Philadelphia 76ers. Një super Joel Embiid mori për dore skuadrën nga Pensylvania drejt një fitoreje shumë të rëndësishme në gjymsfinalet e Lindjes ndaj Toronto Raptors që i dha kryesimin e serisë në 2-1 me ndeshje 76ers. 116-95 ishte rezultati i një sfide që u dominua nga vendasit nga fillimi deri në fund dhe që kishte pak histori. 

Me 33 pikë 3 asiste dhe 10 rikuperime kamerunasi Embiid ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Philadelphia 76ers, duke bërë të pavlefshme edhe paraqitjen pozitive të Kawhi Leonard i cili koleksionoi në total 33 pikë 3 asiste dhe 4 rikuperime.

Vetëm në periodën e parë rezistoi Toronto në këtë sfidë me Raptors që e mbyllën 12 minutëshin e parë në disavantazhin e 3 pikëve sepse më pas supermacia e 76ers ishte evidente me skuadrën kanadeze që e kishte të pamundur të bënte diçka.

Paraqitje super pozitive edhe ajo Jimmy Butler autori i 22 pikëve por edhe 9 asisteve e 9 reboundeve. 

Plot 6 basketbollistë të Philadelphias arritën një kuotë pikësh me dy shifra në këtë sfidë ndërkohë që te Toronto spikati edhe kamerunasi tjetër Siakam me 20 pikë. Edhe ndeshja e 4-t gjysmëfinale mes 76ers dhe Raptors do të zhvillohet në Wells Fargo Center aty ku vendasit do të synojnë ta thellojnë në 3-1 serinë mes tyre.

(Kosova Sot Online)