Solskjaer: Lojtarët e mëdhenj duan të luajnë për Man Unitedin edhe pa Champions

  • 03 May 2019 - 13:03
Solskjaer: Lojtarët e mëdhenj duan të luajnë për Man Unitedin edhe pa Champions

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, beson se klubi i tij do të jetë në gjendje t’i transferojë disa nga futbollistët më të mirë verës, përkundër që mund të mos luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e kuq” janë në pozitën e gjashtë në tabelën e Premierligës, me dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit. Ata janë tre pikë prapa Chelseat në vend të katërt, si dhe kanë rekord më të keq të golave të shënuar dhe të pranuar.

Solskjaeri është këshilluar nga analistët dhe legjendat e klubit që ta bëjë një revolucion në skuadër këtë verë, pasi që Manchester Unitedi ka qenë mjaft zhgënjyes me këta lojtarë gjatë sezoneve të fundit.

Por, transferimi i lojtarëve të mëdhenj mund të jetë detyrë e vështirë për Manchester Unitedin, veçanërisht nëse ata nuk arrijnë ta zënë një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kombeve. Megjithatë, norvegjezi nuk po mendon për një situatë të tillë.

“Unë do ta them fjalën e fundit për transferimin e ndonjë lojtari. Ne mbajmë takime vazhdimisht. Jam i lumtur me mënyrën se si po shkon deri tani puna dhe për ne supozohet se duhet t’i transferojë 250 lojtarë sepse ju po shkruani për lojtarët të cilët duhet t’i marrim”, ka thënë Solskjaer.

“Unë shpresoj se ne do të arrijmë t’i transferojmë lojtarët për të cilët keni shkruar edhe ju. Kështu që, nuk i dihet asnjëherë. Në planin tonë afatgjatë, ne duhet të mendojmë edhe për Ligën e Kampionëve”.

“Mund të jemi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, mund edhe të mos jemi dhe ju do të habiteshit nëse do e dinit sesa agjentë kanë qenë duke na i reklamuar lojtarët e tyre”.

“Klientët e tyre do të donin shumë që të ishin pjesë e Manchester Unitedit në të ardhmen. Dhe kjo gjë ndodh për shkak të forcës tërheqëse të Manchester Unitedit, potencialit dhe madhështisë së klubit. Ata e dinë që në fund në do të kthehemi te ditët e mira”.

“Jemi duke kaluar nëpër një moment të vështirë për momentin. Në sezonet e fundit, nuk i kemi plotësuar standardet e pritshme, mirëpo tani është në duart e mia dhe të klubit për ta ndryshuar këtë gjë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Por, lojtarët ende duan të vijnë në Manchester United dhe ju nuk do të habiteshit nga emrat për të cilët pyeteni”. 

(Kosova Sot Online)