Ku do të jetë e ardhmja e Iscos dhe sa kushton ajo

  • 03 May 2019 - 14:06
Ku do të jetë e ardhmja e Iscos dhe sa kushton ajo

Transferimi eventual i Christian Eriksen në Real Madrid, mund t’i hap rrugë largimit të Isco nga ‘Santiago Bernabeu’.

‘Corriere dello Sport’ raporton se transferimi i Isco te Juventus, mund të finalizohet për 80 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Te transferimi i Iscos te Juventus, mund të ndikojë edhe Cristiano Ronaldo, që është një mik me lojtarin që nga koha sa ishte pjesë e Real Madrid.

Iscos dhe Ronaldos te Juventus, mund t’iu bashkohet edhe mbrojtësi i majtë, Marcelo.

(Kosova Sot Online)