Zyrtare: Ajaxi blindon Tagliaficon me kontratë të re

  • 03 May 2019 - 16:17
Zyrtare: Ajaxi blindon Tagliaficon me kontratë të re

Nicolas Tagliafico ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin e madh holandez, Ajaxin.

Mbrojtësi argjentinas ka shkëlqyer me Ajaxit sidomos në këtë sezon, duke bërë shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Megjithatë, Ajaxi ka vendosur ta blindoj lojtarin duke rinovuar kontratën e tij deri në qershor të vitit 2022.

Tagliafico është në sezonin e tij të dytë në Amsterdam që nga ardhja e tij nga Independiente në janar të vitit 2018.

Argjentinasi deri më tani ka zhvilluar 57 ndeshje në të gjitha garat me Ajaxit, teksa këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe tetë asistime.

Nga këto gjashtë gola, Tagliafico i ka bëri tri në garën e madhe të Ligës së Kampionëve.

Që nga transferimi i tij në Ajax, 26-vjeçari është bërë një forcë e përhershme me ekipin kombëtar argjentinas duke luajtur si titullar në Kupën e Botës në Rusi.

(Kosova Sot Online)