Ish-futbollisti i Arsenalit e kritikon ashpër Mustafin

  • 03 May 2019 - 17:05
Ish-futbollisti i Arsenalit e kritikon ashpër Mustafin

Ish-futbollisti i Arsenalit, Charlie Nicholas e ka lavdëruar punën e trajnerit të klubit londinez, Unai Emeru, duke thënë se e ka menaxhuar mirë një skuadër që vazhdon të japë sinjale alarmuese në mbrojtje.

Nicholas thotë se Emery ka bërë punë të mirë me mbrojtës të kategorisë së klubeve  të pjesës së dytë të tabelës së Premierligës, që përfshin edhe shqiptarin Shkodran Mustafi, që ishte blerë 42 milionë funte. 

“Duket sikur bordi i ka kërkuar Unai Emeryt që të mbijetojë këtë verë dhe të shohë nëse mund ta fitojë Ligën e Evropës apo të hyjë në katërshen e parë. Emery e ka bërë një punë të mrekullueshme me një mbrojtje të gjashtë klubeve më të dobëta në Premierligë”, ka deklaruar Nicholas.

“Për Shkodran Mustafin janë shpërdoruar 42 milionë funte, që është dhimbja më e madhe për mua”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)