Zyrtare: Mbrojtësi rinovon me Ajaxin, refuzon gjigantët e Europës!

  • 03 May 2019 - 18:46
Zyrtare: Mbrojtësi rinovon me Ajaxin, refuzon gjigantët e Europës!

Ajax është kthyer në supermarket për të gjitha klubet më të mëdha të Europës, të gjithë duan të marrin lojtarët e klubit holandez.

Nicolas Tagliafico, mbrojtës i majtë ishte në vëzhgimin e Real Madrid dhe Newcastle United fillimisht, më pas ishte Inter dhe së fundi Arsenal ishte shumë pranë tij.

Gjithsesi argjentinasi ka vendosur të qëndrojë edhe për një vit tek Ajax, pavarësisht interesit të fortë që paraqesin shumë klube nga ligat më të forta të Europës.

26-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2022 me Ajax, mirëpo zërat e merkatos kanë detyruar drejtuesit e klubit që lojtari të firmosë një tjetër kontratë që do të qëndrojë të paktën edhe një sezon në Holandë.

(Kosova Sot Online)