Tifozët e Liverpoolit shpërthejnë në lot dhe duartrokasin Messin për golin e bukur

  • 03 May 2019 - 20:09
Tifozët e Liverpoolit shpërthejnë në lot dhe duartrokasin Messin për golin e bukur

Tifozët e Liverpoolit nuk e kanë pritur aspak mirë humbjen 3-0 të mërkurën mbrëma nga Barcelona. Disa kanë qarë, disa edhe e kanë duartrokitur 10-shin magjik të katalunasve për golin e bukur nga gjuajtja e lirë.

Shumë tifozë të Liverpoolit, të martën dhe të mërkurën udhëtuan drejt Spanjës, për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Jo të gjithë kishin bileta dhe të shumtë ishin ata që atë ndeshje, e shikuan nëpër lokale.

Ashtu ndodhi edhe në Madrid, ku në videon e publikuar nga “El Chiringuito de Jugones”, shumë tifozë shikuan Liverpoolin nëpër kafene.

Ata ishin shumë optimist para ndeshjes dhe besonin në fitore, por doli krejtësisht e kundërta.

Kishte edhe nga ata që nisën të qajnë në fund të takimit, dhe nga ata që duartrokitën Leo Messin për golin e bukur nga gjuajtja e lirë. 

(Kosova Sot Online)