Skriniar thotë se më shumë ka vuajtur kundër Dzekos sesa Ronaldos

  • 03 May 2019 - 21:48
Skriniar thotë se më shumë ka vuajtur kundër Dzekos sesa Ronaldos

Milan Skriniar, qendërmbrojtësi i Interit, i ka thurur elozhe sulmuesit të Romës, Edin Dzeko.

Në një intervistë të dhënë për “DAZN”, Skriniar tha se sulmuesi që ka pasur më shumë probleme me të cilin është përball, është pikërisht ai i Romës, duke e renditur Ronaldon vetëm pas boshnjakut.

 “Nuk e di se cili është sulmuesi m ë i fortë, sepse ka shumë me karakteristika të ndryshme. Ronaldo, për shembull, është shumë i shpejtë, më pas janë sulmuesit që luftojnë për çdo top. Këtë vit më i vështiri me të cilin jam përballur ka qenë Dzeko”, ka thënë Skriniar. 

“Është shumë i fortë fizikisht dhe na ka vënë në vështirësi në ndeshjen që kemi luajtur kundër Romës në Olimpico”.

“Ndodh ndonjëherë që të studioj kundërshtarët e mi duke parë video: shikoj pikët e tyre të forta dhe të dobëta, por në fund duhet të përqendrohem te loja ime”.

(Kosova Sot Online)