Guardiola konfirmon se ka përfunduar sezoni për De Bruyne

  • 03 May 2019 - 23:20
Guardiola konfirmon se ka përfunduar sezoni për De Bruyne

Guardiola ka zbuluar se mund të ketë përfunduar sezoni për De Bruyne, ashtu si edhe ndoshta për mesfushorin, Fernandinho.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në konferencën për mediat të dhënë para sfidës së Premierligës, e parafundit për këtë sezon, në program kundër Leicester, ka folur edhe për të dëmtuarin, Kevine De Bruyne.

Ai ka thënë se mesfushori belg, që më shumë këtë sezon ka qëndruar në infermieri sesa në fushë, mund të mos e vesh fanellën më këtë edicion, me shpresën që sezonin 2019/20 të jetë më shpesh në fushë.

“Si është De Bruyne? Sinqerisht nuk e di nëse do t’ia dalë të rikthehet në fushë këtë sezon”, u përgjigj Guardiola.

“E sigurt është që do të mungojë në ndeshjen e radhës. I njëjti diskutim vlen edhe për Fernandinho”.

(Kosova Sot Online)