Guardiola: Liverpooli, rivali më i vështirë që jam përballur në ligë

  • 04 May 2019 - 08:35
Guardiola: Liverpooli, rivali më i vështirë që jam përballur në ligë

Guardiola thotë se pala e Jurgen Klopp ka ofruar sfidën më të vështirë që hasi në karrierën e tij

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se Liverpooli i Jurgen Klopp është “rivali më i vështirë” në ligë që është përballur ndonjëherë.

City është një pikë para Liverpoolit dy ndeshje para fundit të edicionit.

“Në Ligë po, është ekipi më i vështirë, sigurt”, u përgjigj Guardiola kur u pyet për sfidën e skuadrës së Jurgen Klopp ndeshje pas ndeshjes.

“Çdo ligë që fitoni është e bukur dhe gjithmonë e vështirë, por kjo është më speciale gjithashtu”, shtoi Guardiola për Sky Sports News.

“Dhe veçanërisht nga ku kemi ardhur, duke marrë 100 pikë dhe sërish jemi asaj rruge. Është e vështirë që atletët të mbajnë atë nivel për një kohë të gjatë dhe ne e kemi bërë atë përsëri”.

(Kosova Sot Online )