Barcelona synon Lacazette-n

  • 04 May 2019 - 14:31
Barcelona synon Lacazette-n

Klubi i madh spanjoll, Barcelona thuhet se po e vështron sulmuesin francez të Arsenalit, Alexandre Lacazette . Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona do të shqyrtojë një transferim të verës për francezin Lacazette.

Kjo do të ndodhte nëse ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i refuzon ata për të dytin vit me radhë. Ylli francez i Atleticos ka qenë prej kohësh një objektiv për Barcën, por zgjodhi të qëndrojë vitin e kaluar.

 

Kështu, Lacazette ka dalë si një zgjedhje e dytë nëse një marrëveshje për Griezmann nuk mund të bëhet.

Interesante e gjithë kësaj është se sulmuesi i Arsenalit ndan agjentin e njëjtë me drejtorin e Barcelonës, Eric Abidal.

(Kosova Sot Online)