Zidane dëshpëron Pogba-n

  • 04 May 2019 - 14:56
Zidane dëshpëron Pogba-n

Zidane nuk dëshiron të flasë më shumë për Pogba-n, thotë se është lojtar i Manchester Unitedit.Disa javë më parë hapotazi tha se i pëlqen shumë Paul Pogba i Manchester Unitedit.

Por, Zinedine Zidane, tani nuk ka dashur të flasë shumë dhe t’i rrit spekulimet. Në fakt, ai s’do të flasë shumë për asnjë lojtar, derisa të bëhen zyrtare transferimet e tyre.

“Kam thënë se është i mirë, por mund të them edhe për lojtarët tjerë të njëjtën. Është i mirë. Dhe përveç kësaj edhe e njoh, por asgjë më shumë, nuk do të përzihem më shumë. Kur gjërat shkojnë mirë, të falin, nëse thua budallallëqe, të vrasin. Pogba është lojtar i Manchester United”, deklaroi Zidane.

“Në fund do të shohim se çfarë do të ndodhë me lojtarët: ata që duan të vijnë, ata që duan të shkojnë… nuk kam thënë se do ta sjellim Pogban dhe nuk do të them derisa gjërat të bëhen”.

(Kosova Sot Online)