Pjesët e para: Prishtina po humb, Feronikeli po barazon

  • 04 May 2019 - 16:57
Pjesët e para: Prishtina po humb, Feronikeli po barazon

Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të cilat filluan në orën 16:00, në kuadër të xhiros së 30-të të IPKO Superligës së Kosovës.

Drita po e mposht Prishtinën me rezultat 1:0 pas këtyre 45 minutave të parë. Nëse rezultati nuk ndryshon në pjesën e dytë, kjo do të jetë një goditje e rëndë për shpresat e kryeqytetasve për ta fituar titullin kampion.

Golin e epërisë për gjilanasit, që edhe janë kampion në fuqi të Superligës së Kosovës, e shënoi Fidan Gërbeshi pas 14 minutave lojë. Ai u tregua i saktë nga penalltia, të cilën Drita e fitoi pasi Endrit Krasniqi u pengua brenda zonës së portierit nga Bekteshi i Prishtinës.

Në anën tjetër, derbi i qytetit në Skënderaj nuk pati fitues në pjesën e parë, pasi që as Feronikeli e as Drenica s’e gjetën portën në këta 45 minuta të parë.

Siç qëndrojnë rezultatet për momentin, edhe Prishtina edhe Feronikeli po humbasin pikë të rëndësishme në garën për titull. Feronikeli po e mban pozitën e parë, me një pikë më shumë sesa Prishtina, por gjithçka mund të ndryshojë me ndeshjen e nesërme të Llapit, që radhitet i treti.

(Kosova Sot Online)