Drenica-Feronikeli e kurdisur? Tifozët drenicas shpërthejnë me komente dhe akuza në faqen zyrtare të klubit

  • 04 May 2019 - 19:26
Drenica-Feronikeli e kurdisur? Tifozët drenicas shpërthejnë me komente dhe akuza në faqen zyrtare të klubit

Tifozët e Drenicës kanë vërshuar faqen zyrtare të klubit në Facebook me komente akuzuese për sfidën e humbur në shtëpi nga Feronikeli.

Feronikeli triumfoi përballë Drenicës në udhëtim (1-0) në kuadër të javës së 30-të të Ipko Superligës, por kjo disfatë ka lënë shije të hidhur në kampin kuqezi.

Në faqen “KF Drenica” në rrjetin social ‘Facebook’ kanë shpërthyer komentet nga tifozët drenicas, duke aluduar se ndeshja ishte e trukuar.

“Me kan hetuesia qysh duhet e me hetu mirë, se gjith nuk shkon kështu!”, ishte njëri nga komentet që mori shumë pëlqime.

“Mëkat për Vokrrin që ka punu me na pranu në Evrop, u desht me na lan napër ara edhe 20 vjet”, ishte komenti i radhës.

“Sa lek e shitet ndeshjen Drenicë”, shkroi një tjetër komentues.

Për hir të korrektësisë Gazetasheshi.com transmeton të gjitha publikimet, por jo edhe fytyrat dhe adresat e personave që kanë shfryer mllefin e tyre pas ndeshjes Drenica – Feronikeli.

Feronikeli triumfoi me rezultat 1-0 në “Bajram Aliu” me golin e vetëm të realizuar nga Astrit Fazliu në pjesën e dytë të lojës.

Image

Me këtë fitore Feronikeli iu shmang dy pikë Prishtinës që këtë javë nuk shkoi më larg se një pikë në duel me Dritën në Gjilan (1-1).

(Kosova Sot Online)