Liverpool – Barcelona: Konfirmohet mungesa e Firminos, Salah në dyshim të madh

  • 05 May 2019 - 09:28
Liverpool – Barcelona: Konfirmohet mungesa e Firminos, Salah në dyshim të madh

Liverpooli ka konfirmuar se Roberto Firmino do të mungojë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës, derisa Mohamed Salah është në dyshim të madh për shkak të lëndimit të kokë që e pësoi të shtunën në një ndeshje të Premierligës kundër Newcastle United.

Salah u bart jashtë fushës me barelë dhe nuk u kthye më në lojë pas një përplasjeje kokë me kokë me kundërshtarin në triumfin 3:2 të Liverpoolit në Sta James’ Park të shtunën mbrëma, prandaj paraqitja e tij të martën në Champions është në dyshim të madh.

Pas ndeshjes, trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp, tha se Salah e kishte parë ndeshjen nga dhoma e zhveshjes dhe se ishte mirë, por e pranoi se nevojitet vlerësimi i doktorëve.

“Doktori vendosi ta largojë Salahun nga loja dhe ne natyrisht e pranuam vendimin e tij. Ai e pa ndeshjen nga zhveshtorja, prandaj është mirë, por natyrisht, duhet të presim dhe të shohim sepse ai mori një goditje të fortë në kokë”, tha Klopp.

Partneri i egjiptianit në sulm, braziliani Firmino, i cili ishte në bankën e rezervistëve në humbjen 3:0 të Liverpoolit në Camp Nou të mërkurën, u zëvendësua nga Daniel Sturridge në ndeshjen ndaj Newcastle.

Pas ndeshjes, Klopp konfirmoi se për Firminon ka marrë fund sezoni.

“Ai nuk do të jetë i gatshëm për të martën e as për ndeshjet e mbetura të sezonit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)