Messi do t’i ketë 10 statuja në Camp Nou

  • 05 May 2019 - 13:40
Messi do t’i ketë 10 statuja në Camp Nou

Barcelona do ta nderojë Lionel Messin me 10 statuja në Camp Nou, kur argjentinasi t’i varë këpucët në gozhdë, ka thënë me shaka presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Messi, është golashënuesi më i mirë në histori të Barçës, me 600 gola. 31-vjeçari e regjistroi golin e tij të 600-të në stil, duke shënuar nga goditja e dënimit në fitoren e Barçës 3:0 kundër Liverpoolit në gjysmëfinalen e parë mes tyre në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Superylli argjentinas – i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2021 – e fitoi trofeun e 33-të me gjigantin katalonas fundjavën e kaluar, kur ia siguroi klubit triumfin në La Liga me një gol ndaj Levantes.

Ky ishte titulli i parë në një sezon që djelmoshat e Ernesto Valverdes me shumë mundësi do ta fitojnë tripletën.

Barça, pa dyshim, shpreson se Messi do të jetë ende pjesë e skuadrës kur rinovimi dhe zgjerimi i Camp Nou – vendosja e një kulmi dhe shtimi i kapacitetit në 105.00 ulëse, të kompletohet më 2023.

I pyetur nëse Messi një statujë e Messit do të ndërtohet në stadiumin e modernizuar, Bartomeu tha: “Do të jenë 10 sosh!”

“Unë nuk do t’ia jepja Topin e Artë atij. Ai e ka tejkaluar Topin e Artë tani, është në një kategori i vetëm”, shtoi ai.

“Ka shumë lojtarë të mëdhenj, por Messi është në një nivel tjetër”, insistoi ai.

(Kosova Sot Online)