Gjimshiti titullar në ndeshjen “jetë a vdekje”

  • 05 May 2019 - 14:39
Gjimshiti titullar në ndeshjen “jetë a vdekje”

Atalanta do të luajë në transfertë ndaj Lazio, një ndeshje tepër e rëndësishme, teksa zikaltrit pretendojnë të ruajnë vendin e katërt në renditje me 59 pikë që kanë grumbulluar, ndërsa vendasit duan të hyjnë sërish në “valle”, pasi janë 4 pikë larg. Një ndeshje përcaktuese ku dy shqiptarë do të jenë titullar në fushë dhe një tjetër në stol.

Berat Gjimshiti e nis nga minuta e parë këtë ndeshje për skuadrën e drejtuar nga Gasperini, ndërsa Etrit Berisha tashmë është zyrtarisht portier i dytë dhe Gollini titullar. Lajme të mira edhe nga Lazio, teksa Thoma Strakosha do jetë titullar edhe pse për gardianin kuqezi u përfol për një dëmtim në stërvitje, mesa duket e ka kaluar pa pasoja.

Formacionet zyrtare:

Lazio (3-5-2): Strakosha; Wallace, Acerbi, Bastos; Romulo, Parolo, Leiva, Luis Alberto, Marusic; Caicedo, Immobile.

ATALANTA (3-4-1-2): Gollini; Gjimshiti, Palomino, Masiello; Hateboer, Freuler, De Roon, Castagne; Gomez; Ilicic, Zapata.

Image

(Kosova Sot Online)