Van Dijk, Shaqirit: Të thashë!

  • 05 May 2019 - 21:43
Van Dijk, Shaqirit: Të thashë!

Xherdan Shaqiri është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes për mirë pasi asistoi në golin e fitores së Liverpoolit në minutat e fundit kundër Newcastle Unitedit, sfidë që përfundoi me rezultat 3:2. Për të arritur deri te goli, ishte një organzim interesant nga ana e mbrojtësit, Virgil Van Dijk.

20 minuta pasi Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë në ndeshjen që Liverpooli po barazonte 2-2 me Newcastle, arriti t’i ndihmojë “Redsat” për të marrë tri pikë të arta.

Liverpooli e gjeti golin e fitores nga një gjuajtje afër fundit të kohës së rregullt.

Fillimisht dukej se Trent Alexander Arnold do ta gjuante topin nga ajo goditje e lirë, mirëpo qendërmbrojtësi holandez, Virgil van Dijk u sigurua që Shaqiri ta marrë topin, siç shihet edhe në videon e mëposhtme.

Ai gjatë gjithë kohës i kërkon Shaqirit që të gjuajë dhe në fund edhe e bën, dhe në fund kishte të drejtë, harkimi i bukur i shqiptarit përfundon në kokën e Origi, ky i fundit shënon për 3-2.

Gjatë festimit të golit, Van Dijk, sipas mediave te huaja, iu drejtua Shaqirit: “Të thash”.

(Kosova Sot)