Rrahmani i lumtur me supergolin, i veçantë për Dinamo Zagrebin

  • 05 May 2019 - 23:46
Rrahmani i lumtur me supergolin, i veçantë për Dinamo Zagrebin

Rrahmani ka shënuar tjetër gol në Ligën e Kroacisë, por jo çfarëdo goli. Goli i parë kundër NK Lokomotiva, ishte i 2000-ti për klubin kroat.

Jemi mësuar gjithmonë ta shohim duke shënuar pothuajse shumicën e golave me kokë, por Amir Rrahmani mund të shënojë edhe në mënyra tjera, madje madje, edhe gola të bukur.

I tillë është edhe i fundit që ka shënuar në Kroaci.

Ai zhbllokoi rezultatin në ndeshjen Dinamo Zagreb – NK Lokomotiva, duke shënuar një gol shumë të bukur pas disa lëvizjeve fantastike që bëri, sfidë të cilën e fituan vendasit 3-0.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës nuk e festoi golin, në shenj respekti për ish-skuadrën.

Ky gol ishte i veçantë për klubin dhe Amiri hyri në histori pasi realizoi golin e 2000-të.

(Kosova Sot)