Pritje madhështore për Barcelonën në Liverpool

  • 06 May 2019 - 17:02
Pritje madhështore për Barcelonën në Liverpool

Barcelona tashmë ndodhet në Liverpul, për t’u bërë gati për sfidën e së martën me ekipin e Jurgen Klopp.

Tifozë të shumtë e kanë pritur Barcelonën para hotelit në Liverpul ku është vendosur deri pak para ndeshjes me Liverpoolin, sfidë që do të zhvillohet të martën mbrëma nga ora 21:00

Barça do të zbresë në “Anfield” me epërsi fantastike nga ndeshja e parë në “Camp NOu”.

Të besuarit e Ernesto Valverdes shkëlqyen në gjysmëfinalen e parë duke triumfuar 3-0, me dy gola të Lionel Messit dhe një të Luis Suarez, andaj në “Anfield” do të tentojnë të kryejnë atë që nisën në “Camp Nou”.

Barça ka të gjithë futbollistët të gatshëm, përveç Dembele, edhe pse nuk startoi në takimin e parë – kurse Liverpooli ka humbur dy super lojtarë; Mohamed Salah dhe Roberto Firmino. 

(Kosova Sot Online)