Kapiteni shënon golin më të bukur në karrierë që mund të ketë vlerën e titullit
Manchester City ka kaluar në epërsi kundër Leicester City në ndeshjen që po zhvillohet në “Etihad”.
Ishte kapiteni i Cityzens, Vincent Kompany, që iu gjend skuadrës atëherë kur ka më së shumti nevojë.
Ai shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 70’, gol që mund të ketë vlerën e titullit pasi nëse fiton, City do të jetë 90 minuta larg triumfit në Premierligë.
(Kosova Sot)