Askush nuk simulon më shumë sesa Mustafi në Premierligë

  • 07 May 2019 - 08:35
Askush nuk simulon më shumë sesa Mustafi në Premierligë

Shkodran Mustafi është ndëshkuar dy herë me karton të verdhë për simulim. Asnjë lojtar tjetër në Premierligë nuk është ndëshkuar më shumë për simulime sesa qendërmbrojtësi i Arsenalit.

Para dy vjetëve, Federata e Futbollit të Anglisë i ndryshoi rregullat për ndëshkimin e lojtarëve që kapen duke simuluar. Secili lojtar që ndëshkohet gjatë ndeshjes për simulim ndëshkohet me pezullim për dy ndeshje.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur këtë fenomen në Premierligë. Një lojtar që është kritikuar veçanërisht për simulime këtë sezon ka qenë ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili megjithatë nuk është ndëshkuar asnjëherë për simulim.

Në fakt, asnjë lojtar i Liverpoolit nuk është ndëshkuar për simulim që nga fillimi i këtij sezoni, në gusht. Simuluesit më të mëdhenj të këtij sezoni kanë qenë lojtarët e Arsenalit. Djemtë e Unai Emeryt janë ndëshkuar gjashtë herë për simulim, dy herë më shumë sesa skuadra e dytë në këtë listë, Tottenhami.

E përditshmja angleze, The Sun, e ka publikuar listën me skuadrat që janë ndëshkuar më së shumti këtë sezon:

Arsenal – 6
Tottenham – 4
Huddersfield – 2
Southampton – 2
Burnley – 1
Chelsea – 1
Crystal Palace – 1
Everton – 1
Fulham – 1
Leicester – 1
Manchester City – 1
West Ham – 1
Wolves – 1
Liverpool – 0
Manchester United – 0

The Sun i ka emëruar edhe emrat e lojtarëve në këtë listë. Vetëm Shkodran Mustafi i Arsenalit dhe Pierre-Emile Hojbjerg i Southamptonit janë ndëshkuar nga dy herë për simulim. Në listën e plotë përfshihet edhe Granit Xhaka.

Lista e plotë e lojtarëve që janë ndëshkuar për simulim:

Aboubakar Kamara
Alexandre Lacazette
Ashley Barnes
Chris Löwe
Danny Rose
Diogo Jota
Granit Xhaka
Harry Kane
Heung-Min Son
Idrissa Gueye
Ilkay Gündogan
James Maddison
James McArthur
Javier Hernandez
Joshua King
Laurent Depoitre
Lucas Moura
Matteo Guendouzi
Pierre-Emile Hojbjerg
Shkodran Mustafi
Sokratis Papastathopoulos
Willian

(Kosova Sot Online)