De Ligt refuzon ofertën e Unitedit

  • 07 May 2019 - 08:36
De Ligt refuzon ofertën e Unitedit

Matthijs de Ligt e ka refuzuar transferimin te Manchester United.

Mbrojtësi holandez që është cak i shumë skuadrave evropiane, ka refuzuar kalimin te skuadra angleze.

Sipas raportimit të Daily Star, De Ligt është duke tentuar të transferohet te skuadrat si Barcelona apo Juventus, gjersa i ka dhënë një dush të ftohët Djajve të Kuq.

Mediumi anglez raporton se në garë për holandezin është edhe skuadra tjetër nga Liga Premier, Manchester City.

Por, Barcelona është duke i prirë garës për transferimin e De Ligt, pas kompletimit të transferimit të Frenkie de Jong në fillim të këtij viti.

Ndryshe, 19-vjeçari deri më tani ka pasur 75 paraqitje për Ajaxin gjersa ka realizuar tetë gola në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online)