Zidane takohet me katër yje të skuadrës – tre prej tyre ua ka kumtuar se do të largohen nga Real Madridi

  • 07 May 2019 - 08:44
Zidane takohet me katër yje të skuadrës – tre prej tyre ua ka kumtuar se do të largohen nga Real Madridi

Zinedine Zidane tashmë ka folur me katër lojtarë të Real Madridit duke iu treguar se ata do të shiten. 

Do të jetë një verë e nxehtë për Real Madridin, ku do të këtë shumë ndryshime.

Klubi mbretëror ka qenë i lidhur me shumë yje në këtë kohë.

Emra si Paul Pogba, Eden Hazard dhe Christian Eriksen, janë disa nga emrat që pëlqehen.

Sipas Marcas, francezi Zidane është takuar me Gareth Balen, Marcos Llorenten, Dani Ceballosin dhe Marcelon.

Mësohet se Bale, Llorente dhe Ceballos, do të largohen dhe nuk kanë të ardhme te Real Madridi, ndërsa Zidane ia ka konfirmuar Marcelos se do të jetë edhe një sezon.

Për Balen mund të ketë një klub të ri të madh, pasi për të interesohen  Manchester United dhe Bayern Munich.

(Kosova Sot Online)