Formacionet e mundshme: Liverpool – Barcelona

  • 07 May 2019 - 09:33
Formacionet e mundshme: Liverpool – Barcelona

Liverpool dhe Barcelona do ta zhvillojnë sot (e marte) ndeshjen e dytë gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit e kishin fituar përballjen e parë prej 3-0 ndaj ‘The Reds’ në Camp Nou, gjersa sot do të jenë mysafir në ‘Anfield Road’.

Anglezët në këtë ndeshje do të jenë pa Mohamed Salah dhe Roberto Firminon, që janë të lënduar, gjersa në dilemë mbetet paraqitja e Virgil Van Dijk.

Nga ana tjetër, Barcelona në këtë ndeshje do të jetë pa Ousmane Dembelen, pasi i është përsëritur lëndimi.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Milner, Wijnaldum, Mane, Origi.

Barcelona: Ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Alba, Busquets, Rakitic, Vidal, Messi, Suarez, Coutinho. 

(Kosova Sot Online)