Lot e duartrokitje të Atletico Madridi

  • 07 May 2019 - 14:00
Lot e duartrokitje të Atletico Madridi

Diego Godin ka konfirmuar se më nuk do të jetë pjesë e skuadrës spanjolle të Atletico Madridit. Futbollisti uruguaian ka mbajtur një fjalim përshëndetës para mediave pas nëntë sezoneve të kaluara në ekipin madrilen.

“Atletico është klub shumë i madh, luaj futboll që kur isha fëmijë. Por, nuk ka asgjë më të bukur se të hysh në një stadium dhe njerëzit që thërrasin emrin tënd dhe kjo është ajo që e kam ndier në këtë klub”.

“Shumë njerëz më thanë të qëndroja, madje edhe familja e gruaja ime dhe gjithmonë konsultohem me ata. Ndryshimet gjithmonë ju bëjnë të rriteni dhe të piqeni, shihni jetën me perspektiva të tjera, do të doja të luaja këtu deri në moshën 40-vjeçare, por kjo është e pamundur”.

“Verën e kaluar vendosa të qëndroja dhe për mua gjëja e parë ka gjithmonë klubi, unë u përpoqa të qëndroja në këtë klub, por nuk arrita marrëveshje”.

“Me dhimbje ju them lamtumirë, por unë shkoj me kokën lart. Natyrisht kam pasur oferta, por kam qëndruar, nuk pendohem për vendimit që kam marrë, unë jam tifoz i këtij klubi”, tha ndër të tjera Godin.

Ndryshe, 33-vjeçari deri më tani ka pasur 271 paraqitje për Atleticon dhe ka realizuar 17 gola në të gjitha garat.

Ai ka fituar një herë titullin në La Liga, një Kupë dhe Superkupë të Spanjës si dhe dy herë Ligën e Evropës.

Image

(Kosova Sot Online)