Ylli e Real-it nuk e do më askush

  • 07 May 2019 - 15:05
Ylli e Real-it nuk e do më askush

Zinedine Zidane nuk e ka plan ta mbajë Gareth Bale në skuadrën e Real Madridit përtej kësaj vere, pasi që klubi beson se karriera e tij në kryeqytetin spanjoll tashmë ka marrë fund.

Tani duhet të gjenden zgjidhje, përkundër që largimi i uellsianit nga skuadra nuk do të jetë i lehtë për shkak të përkushtimit të tij për të qëndruar në Madrid. Për më tepër, Real Madridi ende s’ka marrë asnjë ofertë për të.

Bale i fiton 17 milionë euro në sezon dhe shumë pak klube në botë mund t’ia plotësojnë atij këto kërkesa. Real Madridi priste që Manchester Unitedi të bënte ofertë për uellsianin, por tani që “Djajtë e kuq” kanë mbetur jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, Bale nuk do të pranojë të transferohet atje.

Si rezultat i kësaj, opsionet e Bale janë reduktuar dhe Real Madridi tani është duke i shqyrtuar të gjitha opsionet. Ata nuk dëshirojnë që uellsiani të jetë në Real Madrid kur të fillojë turneu parasezonal, më 8 korrik.

Mediat botërore kanë sugjeruar se Bale mund të kthehet në Tottenham, mirëpo londinezët nuk besohet se kanë mjaftueshëm fuqi financiare për ta arritur një transferim të tillë.

Mediat kanë sugjeruar edhe për një transferim të mundshëm në Bayern Munich, pasi që drejtuesit e klubit gjerman kanë bërë të ditur se do të shpenzojnë shumë para këtë verë. Mirëpo, deri më tani, as gjermanët s’kanë shprehur interesim për Bale-n.

Bale do t’i mbushë 30 vjet më 16 korrik dhe ai nuk ka shumë opsione në tavolinë. Ai ëndërron ta fitojë Topin e Artë, mirëpo tani po e ka të vështirë ta gjejë një klub pranon të paguajë për të dhe ia garanton një vend në formacionin e parë.

Image

(Kosova Sot Online)