Elettra Lamborghini, tifozja e veçantë që i solli fat Milanit

  • 07 May 2019 - 20:51
Elettra Lamborghini, tifozja e veçantë që i solli fat Milanit

Në ndeshjen ndaj Bolognas në San Siro, Milani kishte një tifoze vërtet speciale në shkallët e stadiumit. Bëhet fjalë për bukuroshen seksi Elettra Lamborghini që njihet edhe si mbesa e krijuesit të markës luksoze të makinave Lamborghini.

Elettra është një këngëtare, por edhe një personazh shumë i njohur televiziv pasi ka qenë prazantuese në emisione të ndryshme.

Ajo nuk e ka fshehur kurrë faktin që është një tifoze e Milanit dhe në sfidën ndaj Bolognas u solli fat kuqezinjëve.

(Kosova Sot Online)