Ky është interpretimi i jashtëzakonshëm i tifozëve të Liverpoolit, pas fitores së mbrëmshme

  • 08 May 2019 - 08:17
Ky është interpretimi i jashtëzakonshëm i tifozëve të Liverpoolit, pas fitores së mbrëmshme

Tifozët e Liverpoolit nuk do ta harrojnë kurrë ndeshjen e mbrëmshme kundër Barcelonës. Kjo gjë u la të kuptohet edhe përmes skenave të jashtëzakonshme në stadiumin “Anfield” pasi gjyqtari e sinjalizoi fundin e lojës.

Liverpooli e siguroi finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Barcelonën në ndeshjen kthyese gjysmëfinale me rezultat 4:0 në “Anfield”. Skuadra e Jurgen Kloppit kishte pësuar disfatë 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në “Camp Nou”.

Pas disfatës në ndeshjen e parë, shumë tifozë kishin menduar se tashmë Liverpooli e kishte humbur një vend në finale të këtij sezoni, mirëpo golat nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum e përmbysën rezultatin e përgjithshëm dhe i lanë të tronditur lojtarët e Barcelonës.

Barcelona konsiderohej favorite për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, falë edhe Lionel Messit. Megjithatë, Liverpooli arriti t’i shënojë katër gola për të fituar me rezultat të përgjithshëm 4;3 dhe e siguroi vendin në finalen e këtij sezoni.

Pasi gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes, lojtarët u grumbulluan para tifozëve, “Kop”, dhe i vendosën duart mbi njëri-tjetrin. Tifozët filluan ta këndojnë himnin “You’ll Never Walk Alone” e madje edhe lojtarët iu bashkëngjiten.

 

 

(Kosova Sot Online)