Basketbollisti i Prishtinës zgjidhet qendra më e mirë në FIBA Europe Cup

  • 08 May 2019 - 13:34
Basketbollisti i Prishtinës zgjidhet qendra më e mirë në FIBA Europe Cup

Ky sezon do të mbetet në librat e historisë së Prishtinës për shkak të arritjes në FIBA Europe Cup. Khalid Boukichou u sigurua që ai ta shtojë një pjesë të historisë edhe vetë, pasi u votua qendra më e mirë e sezonit.

FIBA organizon çmimet e tifozëve për çdo sezon të Europe Cup. Saktësisht 82 mijë e 400 tifozë votuan për t’i shpallur shtatë basketbollistët më të mirë të këtij sezoni.

Njëri ndër këta basketbollistë u zgjodh edhe qendra e Prishtinës, Khalid Boukichou. FIBA shkruan se kjo arritje e Boukichous dëshmon se sa shumë është rritur klubi kosovar gjatë viteve të fundit.

Prishtina shkroi historinë këtë sezon në FIBA Europe Cup, duke u bërë klubi i parë kosovar që luan në play-offs të kësaj gare.

Ky sezon ishte shumë i mirë edhe në aspektin individual për Boukichoun, pasi që belgu 26-vjeçar regjistroi rekorde personale, me 13.2 pikë, 5.9 kërcime, 2.1 asiste dhe 0.8 blloka mesatarisht për ndeshje.

Asnjë basketbollist nuk grumbulloi më shumë pikë sesa Boukichou në një kategori të vetme. Ai i mori 6,808 vita, apo 28.8 për qind të gjithsej votave. Pas tij u radhit Alex Gavrilovic i Balkan Botevgrad, me 6,282 vota. 

 

This season will already go down in the history books of KB Prishtina, and Khalid Boukichou made sure he added his bit...

Posted by FIBA Europe Cup on Wednesday, May 8, 2019

(Kosova Sot Online)