Përmbysja në Champions, Liverpool i dhuroi 5.2 milionë euro Barçës

  • 08 May 2019 - 15:19
Përmbysja në Champions, Liverpool i dhuroi 5.2 milionë euro Barçës

Barcelona është klubi më i zhgënjyer në këto momente pas eliminimit nga Champions League, por nga ky eliminim klubi katalanas ka kursyer 5.23 milionë euro, të cilat duhet të ia paguante pikërisht Liverpoolit, sipas burimeve të "AS".

Bëhet fjalë për kalimin e Philippe Coutinho nga “Anfield” në “Camp Nou” në janarin e vitit 2018. Braziliani u ble menjëherë për të zënë vendin e Neymar, teksa Dembele ishte duke zhgënjyer në këtë drejtim.

Përveç pagesës së kryer nga Barcelona për 26-vjeçarin, në kontratë ishte përfshirë edhe një klauzolë tjetër: Nëse Barcelona fiton Champions League në sezonin 2018-19 duhet të paguajë 5.23 milionë euro tek Liverpool.

Para të cilat tashmë nuk ka nevojë t’i paguajë sepse nuk arriti të shkojë as në finale.

Image

(Kosova Sot Online)