Atletico, nën akuzë

  • 08 May 2019 - 15:40
Atletico, nën akuzë

Diego Godin i ka thënë lamtumirë Atletico Madrid-it ditën e martë nëpërmjet një konference për shtyp të organizuar enkas për rastin. Kapiteni i "Colchoneros" ka vendosur të largohet pas 9 vitesh dhe është gati të nisë një aventurë të re me Inter-in.

Tani ka ardhur reagimi i ish-mesfushorit të Atletico-s, Gabi, i cili ka dhënë mendimin e tij në lidhje me politikën e re të klubit në një intervistë të dhënë për "Cadena Ser".

"E kuptoj Godin-in, e di se ka folur për një kohë të gjatë me klubin. Është e komplikuar sepse është një lojtar i madh dhe besoj se kjo politikë e re e Atletico-s për të rinovuar me një sezon kontratat e lojtarëve mbi 30 vjeç. Nuk jemi të gjithë njësoj".

(Kosova Sot Online)