Drejtori i Ajaxit zbulon se ku do të shkojë De Ligti

  • 09 May 2019 - 11:50
Drejtori i Ajaxit zbulon se ku do të shkojë De Ligti

Drejtori ekzekutiv i Ajaxit, Edwin van der Sar, ka bërë të ditur se ndeshjet e mbetura të këtij sezoni do të jetë të fundit për Matthijs de Ligtin në Holandë, pasi që ai do të transferohet ose në Premierligë ose në La Liga.

Matthijs de Ligti është bërë njëri ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane, për shkak të paraqitjeve të tij me Ajaxin, si në Holandë, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm në Barcelonë, ku do të bashkohej me bashkëlojtarin e tij aktual, Frenkie De Jongun, përsëri. Mirëpo, për të kanë shprehur interesim edhe Manchester Unitedi, Manchester City, Liverpooli dhe Juventusi.

Van der Sar ia shoi shpresat Juventusit me deklaratën e tij pas disfatës tronditëse kundër Tottenhamit, ku e humbi një vend në finale të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se kjo do të jetë ndeshja e fundit e De Ligtit me Ajaxin, por shpresoj që ai do të largohet me ndonjë sukses. Ai ka qenë këtu që kur ishte fëmijë dhe do të shkojë në ndonjë klub të madh”, u shpreh Van ser Sar, i cili konsiderohet legjendë e Manchester Unitedit.

“Mendoj se ai do të shkojë ose në Angli, ose në Spanjë”.

Kapiteni i Ajaxit i ka bërë 53 paraqitje këtë sezon dhe gjatë tyre i ka shënuar shtatë gola, përfshirë këtu golin e fitores në ndeshjen kthyese kundër Juventusit, që i kualifikoi holandezët në gjysmëfinale. De Ligti i ka asistuar edhe katër gola të tjera.

Edhe El Mundo Deportivo raporton se mbrojtësi 19-vjeçar është i gatshëm t’i bashkohet bashkëlojtarit të tij, Frenkie de Jongut, në Camp Nou sapo të përfundojë ky sezon.

Megjithatë, plani i agjentit të tij, Mino Raiolas, dëshiron që klienti i tij të transferohet te ndonjë klub më profitabil në aspektin financiar, siç është Manchester Unitedit apo edhe Bayern Munichu ose Juventusi.

(Kosova Sot Online)