Milani gjen trajnerin e të ardhmes

  • 09 May 2019 - 14:52
Milani gjen trajnerin e të ardhmes

Sipas asaj që shkruan eksperti i merkatos së SportMediaset, Claudio Raimondi, Eusebio Di Francesco është kandidati kryesor për të marrë pankinën e Milanit. Ish-trajneri i Romas dhe Sassuolos ka qenë në Milano ditët e shkuara, ku ka qëndruar për tre ditë. Nuk ka pasur kontakte të drejtëpërdrejta me drejtuesit kuqezi, por fakti është se me ndërmjetësit janë duke punuar fort të dy palët, si trajneri, ashtu edhe Milani.

Madje, sipas asaj që njofton "SportMediaset", për Di Francescon është gati edhe kontrata prej thuajse 3 mln euro në sezon për dy vitet e ardhshme. Milani ende nuk ka shtyrë këmbën te gazi në këtë drejtim, pasi përpiqet të kuptojë nëse ka mundësi që të arrijë te Gianpiero Gasperini.

Di Francesco mbetet në avantazh, Gasperini është alternativa e parë, Conte sheh tjetërkund, Poçhettino ëshë i pamundur, ndërsa Sarri deklaroi se do të qëndrojë te Chelsea.

Image

(Kosova Sot Online)