Kroos e tall Ronaldon: Sikur të ishe ulur në mua

  • 09 May 2019 - 14:58
Kroos e tall Ronaldon: Sikur të ishe ulur në mua

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, e ka tallur ish-bashkëlojtarin e tij, tani në Juventus, Cristiano Ronaldon, përderisa ishte i ftuar në një televizion gjerman.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermanisë dhe katër-herë fituesi i Ligës së Kampionëve u paraqit në emisionin “Late Night Berlin”. Në këtë emision, të ftuarit lënë komente qesharake nga llogaritë e tyre personalë në fotot e të famshmëve të tjerë në Instagram.

Kroosi iu bashkua kësaj iniciative me shumë dëshirë, pas motivimit edhe nga prezantuesi Klaas Heufer-Unlauf. Ish-bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Cristiano Ronaldo, ishte i pari që pësoi nga komentet e Kroosit.

Portugezi, pesë-herë fitues i Topit të Artë, është njeriu më i ndjekur në rrjetin social Instagram dhe ai vazhdimisht ndan me ndjekësit e tij fotografi nga jeta e përditshme.

Një foto në veçanti e kapi vëmendjen e Kroosit gjatë kohës sa ishte i ftuar në televizionin gjerman.

Në fotografinë ku Ronaldo shihej i ulur vetëm me pantallona të shkurtë mbi një gur, Kroosi i komentoi: “Sikur të isha unë guri”.

Ronaldo tani po e vazhdon karrierën e tij me Juventusin në Serie A, ndërsa Kroosi është ende në Real Madrid.

Image

(Kosova Sot Online)