Conte, trajner i madh, por Spalletti duhet të qëndrojë

  • 09 May 2019 - 16:16
Conte, trajner i madh, por Spalletti duhet të qëndrojë

Sulmuesi i krahut i Inter-it, Matteo Politano, ka folur për "Sport Mediast" për sezonin e tij dhe të skuadrës.

"Mungojnë akoma edhe tri ndeshje, kemi një avantazh të vogël dhe duhet ta arrijmë objektivin tonë sa më shpejt të jetë e mundur. Chievo, edhe pse ka rënë nga kategoria, nuk do të na bëjë asnjë dhuratë, do të vijnë në Milano pa asgjë për të humbur", ka thënë Politano.

"Loja? Ndonjëherë ka munguar pasimi i fundit për të shënuar, por kemi luajtur gjithmonë një futboll të bukur, jam i sigurt se në këto tri ndeshje do të kthehemi të shënojmë shumë gola. Icardi dhe Martinez janë dy sulmues të fortë, kjo do të thotë se loja jonë nuk ndryshon. Janë të dy në formë dhe është e drejtë që trajneri të bëjë zgjedhjet e tija".

"Jam i kënaqur me sezonin tim, edhe pse do të kisha dashur të shënoja më shumë për të ndihmuar skuadrën. Do të kërkoj t'i bëj në këto tri ndeshje. Kur je te një ekip i madh si Inter-i është normale që kërkon të fitosh gjithmonë diçka, edhe pse nuk është e lehtë, por nga viti tjetër do të punojmë për këtë".

"Conte? Nuk e kam takuar kurrë, por është një trajner i madh, shifrat flasin për të. Gjithsesi, mendoj se Spalletti do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm, ka një kontratë".

(Kosova Sot Online)