Zbulohet sekreti i mrekullisë së Tottenham

  • 09 May 2019 - 18:35
Zbulohet sekreti i mrekullisë së Tottenham

Në disavantazh 2-0 në pjesën e parë, por me përmbysjen e madhe dhe rezultatin final 2-3 në përfundim të 90 minutave. Një mrekulli, ose thuajse, ajo e realizuar nga Tottenham në mbërmjen e Champions League kundër Ajax në takimin e dytë gjysmëfinale .

Tre gola të Lucas Moura që i kanë dhuruar “Spurs-ave” finalen e Champions League, që do të zhvillohet në Madrid kundër Liverpool. Një ndryshim drejtimi në krahahasim me pjesën e parë të ndeshjes, që shfaqi djemtë e Mauricio Pochettinos nën ritëm dhe thuajse tërësisht jashtë sfide.

Pas suksesit final të Tottenham fshihet një sekret i madh, i zbuluar nga Trippier në përfundim të ndeshjes. Në të vërtetë bëhet fjalë për një futbollist specifik, madje njëri që nuk luajti as një minutë dhe nuk mund ta bënte për shkak të një dëmtimi që vuan që nga 9 prilli.

Bëhet fjalë për kapitenin e “Spurs-ave”, Harry Kane. Në një intervistë për “The Sun”, Trippier ka rrëfyer atë që ndodhi në dhomat e zhveshjes së Tottenham gjatë pushimit mes dy pjesëve. “Nuk e di se kur do të jetë mirë aq sa për të luajtur, por sigurisht ne të gjithë shpresojmë që ai të mund të luajë finalen”, deklaroi Trippier.

“Në pushim të ndeshjes Kane u fut në dhomat e zhveshjes dhe shpërtheu tmerrësisht i acaruar ndaj nesh. Ishte i tërbuar dhe e kapi me të gjithë ne sepse po luanim keq. Ne e dinim atë gjë dhe ajo mënyrë e tij e të sjellurit na ndezi”, tregoi futbollisti i “Spurs”.

“Kishim nevojë për lidershipin e tij në atë moment. Nuk ishte i kënaqur me ne dhe as ne me veten. Thjesht na dha atë shkëndijën për të përmbysur rezultatin. Prezenca e tij në atë moment na ndihmoi”, përfundoi Trippier.

(Kosova Sot Online)