Valencia nis përmbysjen, zhbllokon ndaj Arsenal-it

  • 09 May 2019 - 21:17
Valencia nis përmbysjen, zhbllokon ndaj Arsenal-it

Valencia-Arsenal, gjysmëfinalja e kthimit të Europa League, është zhbllokuar pas 11 minutash.

Vendasit kanë kaluar në avantazh me Gameiro, i cili ka mposhtur Cech me një gjuajtje të saktë brenda zonës së rreptësisë.

Spanjollëve, që kanë humbur 3-1 ndeshjen e parë, u duhet edhe një gol për të siguruar finalen.

(Kosova Sot Online)