Akili e Loriana, për medalje në Baku

  • 10 May 2019 - 11:39
Akili e Loriana, për medalje në Baku

Dy xhudistët kosovarë do të garojnë këtë fundjavë në “Grand Slamin” e Bakusë, që do të mbahet në Azerbajxhan

Xhudoja kosovare rikthehet në fokus pas pauzës disajavëshe.

Akil Gjakova dhe Loriana Kuka do të garojnë këtë fundjavë në Grand Slamin e Bakusë, i cili do të mbahet në Azerbajxhan.

Akili do të garojë të shtunën në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ai do të përballet në rrethin e parë me boksierin rumun, Alexandru Raicu.

Ndërsa, Loriana do të zbresë në skenë të dielën, në kategorinë -78 kilogramë.

Në rrethin e parë, ajo do të ketë punë me britaniken Katie-Jemima Yeats-Brown, ndërsa nëse e fiton këtë meç në xhiron e dytë e pret Madeleine Malonga, që kaloi tutje pa luftë.

Të dy xhudistët synojnë të fitojnë medalje në Baku, e po ashtu edhe pikë drejt sigurimit në normës olimpike për Olimpiadën “Tokyo 2020”.

(Kosova Sot Online)