Barcelona një ekip “pleqsh”

  • 10 May 2019 - 15:55
Barcelona një ekip “pleqsh”

Përmbysja e Liverpoolit kundër Barcelonës shpjegohet edhe me aspektin fizik dhe freskinë e ekipit anglez kundrejt atij katalanas. Ekipi i Jurgen Kloppit ishte më i përgatitur në këtë aspekt edhe për shkak të moshës mesatare. Formacioni i skuadrës angleze kishte mesataren 26.27 vjeç, ndërsa ai i skuadrës së Valverdes kishte mesataren 29.09 vjeç.

Një diferencë e vogël, por që duket se ka pasur shumë rëndësi në fushën e lojës. Milner ishte lojtari më i vjetër i ekipit me moshën 33- vjeçare, ndërsa të tjerët:

Alison (26), Aleksandër Arnold (20), Matip (27), Van Dajk (27), Robertson (25), Fabinjo (25), Henderson (28), Shaqiri (27), Origi (24), Mane (27).

Shumë ndryshe është situata në formacionin titullar të Barcelonës, ku 7 lojtarë kanë kaluar të 30-tat dhe mosha mesatare e tyre ishte 29.09 vjeç.

Le ta nisim nga më të vjetrit: Pike (32), Suarez (32), Vidal (31), Rakitiç (31), Mesi (31), Buskets (30), Alba (30). Vetëm Ter Shtegen (27), Roberto (27), Kutinjo (26) dhe Lengle (23) ndihmonin në uljen e moshës mesatare.

(Kosova Sot Online)