Prishtina mposht Rahovecin në ndeshjen me tensione dhe shpallet kampione

  • 10 May 2019 - 23:04
Prishtina mposht Rahovecin në ndeshjen me tensione dhe shpallet kampione

Prishtina është kampione e Superligës së Kosovës në basketboll për vitin 2019.

Pasi fitoi Kupën, Prishtina ka triumfuar edhe në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Rahovecin

Në serinë e finaleve, Prishtina u tregua më e fortë se Rahoveci, duke triumfuar 3-1, ndërsa në takimin e fundit, në “Mizahir Isma”, skuadra nga kryeqyteti i shkatërroi vendasit duke fituar me rezultat 104:75.

Ndeshja në “Mizahir Isma” u përcjell me shumë tensione.

Në çerekun e tretë, ndeshja u ndërpre kur Prishtina po fitonte 71:52, pasi një tifoz hyri në parket në një moment kur disa basketbollistë i lëshuan nervat dhe nisën sherrin.

Në atë moment, edhe një tifoz hyri në fushë dhe në videon më poshtë, shihet duke tentuar që ta godasë basketbollistin e Prishtinës, Edmond Azemi, aty ishte edhe Dardan Berisha.

Gjyqtarët e ndeshjes Daut Mahmeti, Dardan Maxhuni dhe Elldin Uglari kanë kërkuar që të zbrazet palestra, dhe më pas rinis takimi pa pranin e tifozëve dhe Prishtina tregoi sërish forcën e saj, duke triumfuar me rezultat 104:75.

Ky është titulli i 14 i Superligës në histori për Prishtinën. 

(Kosova Sot Online)