Historike, Hazard fiton het-trik të çmimeve

  • 11 May 2019 - 08:55
Historike, Hazard fiton het-trik të çmimeve

Eden Hazard ka fituar het-trik të çmimeve në ceremoninë e Chelseas; Lojtari më i mirë i Chelsea, lojtari më i mirë i zgjedhur nga bashkëlojtarët dhe goli i sezonit, duke shkruar historinë.

Ai e fitoi cmimin ‘lojtari më i mirë i zgjedhur nga bashkëlojtarë’ për herë të katërt me radhë, duke thyer rekord historik të klubit.

Asnjë lojtarë i Bluve nuk ka shënuar më shumë gola se Eden, ai ka gjetur rrjetën 19 herë, derisa ka asistuar edhe 16 të tjera në 50 paraqitje në të gjitha garat.

Ai gjithashtu ka më së shumti edhe gola e asiste në Premierligë, me 16 dhe 15, respektivisht – i cili gjithashtu renditet i pari sa i përket shanseve të krijuara, driblimeve të suksesshme etj.

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Hazard në Chelsea, pasi po kërkohet me ngulm nga Real Madridi.28-vjeçari fitoi çmimin “Goli i Sezonit” për atë të fitores kundër Liverpool në “Anfield” në “Carabao Cup”.

(Kosova Sot Online )