Conte e do Lukakun te Interi

  • 11 May 2019 - 10:13
Conte e do Lukakun te Interi

United për të forcuar sulmin, raporton Corriere dello Sport.

Në Itali tashmë e quajnë punë të kryer emërimin e Contes në stolin e Interit për sezonin e ardhshëm, ndërsa Luciano Spallettit do t’i tregohet dera.

Ai dëshiron të bëjë shumë ndryshime në skuadër, në veçanti në krah dhe në sulm.

Diego Godin tashmë ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare, pasi është lojtar i lirë – ditë më parë lajmëroi për largimin nga Atletico Madridi.

Tani “Corriere dello Sport” shkruan se Conte i ka kërkuar Interit që t’ia sjellin në Itali sulmuesin e Belgjikës, Romelu Lukaku.

Lukaku, që të hënën mbush 26 vjet, nuk po kalon një edicion të mirë me “Djajtë e Kuq” dhe raportohet se nuk bën pjesë në planet e Solskjaer. Ai ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar katër asiste në 45 paraqitje këtë edicion me Manchester Unitedin.

Lukaku mund të jetë zëvendësuesi i Mauro Icardi, që pavarësisht deklaratave të Wanda Naras se do të qëndrojë, ajo që ndodhi në fillim të këtij viti, do ta largojë nga Interi. Jventusi po interesohet për argjentinasin.

(Kosova Sot Online)