Vedat Muriqi i paprekshëm

  • 11 May 2019 - 14:49
Vedat Muriqi i paprekshëm

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Rizespor dhe Galatasaray. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, e nis titullar sfidën e fundit në Superligën e Turqisë për sezonin 2018/19.

Ai është hedhur në fushë nga minuta e parë kundër Galatasaray.

Muriqi do të tentojë të lë gjurmë edhe në këtë ndeshje, për ta mbyllur sezonin me statistika më të mira, falë të cilave ai po kërkohet nga shumë klube në Turqi dhe Bundesliga.

Por, përveç kësaj, ai me shokë do të tentojnë t’i prishin punë Galatasarayt për titull, pasi kanë pikë të barabarta me Istanbul Basaksehir dhe u duhet sonte fitorja për t’u shpallur kampion.

(Kosova Sot Online)