Rashica starton kundër Hoffenheim

  • 11 May 2019 - 14:52
Rashica starton kundër Hoffenheim

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Hoffenheim e Werder Bremen. Hoffenheim dhe Werder Bremen do të përballen në “PreZero Arena” nga ora 15:30 në kuadër të xhiros së 33 në Bundesliga.

Anësori i talentuar i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, që po kalon nëpër një formë fantastike në vitin 2019, e nis nga minuta e parë këtë takim.

Në 28 paraqitje në të gjitha garat, Rashica ka shënuar 11 gola, derisa ka dhuruar edhe 5 asiste.

Image
Image

(Kosova Sot Online)