Kërcimet po rriten, nga kush po frikësohen gjyqtarët kosovarë?

  • 11 May 2019 - 18:15
Kërcimet po rriten, nga kush po frikësohen gjyqtarët kosovarë?

Kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje deri në përfundim të kampionatit të Kosovës në futboll. Lufta tejet e ashpër si në garat për titull të kampionit ashtu edhe në atë për ekzistencë ka bërë që presioni i klubeve të jetë maksimalisht i madh.

Gjithsesi këtë presion po e ndjejnë edhe gjyqtarët të cilët besojnë se dy ndeshjet e fundit do të jenë bukur të vështira për tu gjykuar por ata janë të përgatitur për çdo sfidë.

“Ne gjyqtarët jemi gjithmonë të përgatitur për ta gjykuar një ndeshje e çfarëdo rëndësie qoftë ajo. Për ne çdo ndeshje e ka rendësin e veçantë”, ka thënë për “Kosova Sot Online” një gjyqtar i Superligës së Kosovës në kushte anonimiteti, kjo pasi këmishëzinjtë e kanë të deklaruar nga Komisioni i FFK-së për t’u prononcuar për medie.

Image

“Ky është kampionati më interesant prej kur unë kam filluar të gjykojë, por sigurisht që pesha për çdo ndeshje është e njëjtë për ne dhe mundohemi ta kryejmë punët më së miri. Jemi të përgatitur dhe të mobilizuar si kurrë më parë dhe nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi përballë asnjë sfidë”, ka thënë gjyqtari duke folur më pas për presionet e mundshme dhe kritikat që po vijnë vazhdimisht në adresë të tyre nga trajnerë të klubeve.

Image

“Ne jemi mësuar me kritika dhe presione kështu që nuk qojnë shumë peshë. Sa i përket asaj që trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka kërkuar gjyqtarë të huaj, është vërtet qesharake. Si mund të kërkojë gjyqtarë ndërkombëtar kur stadiumi ku luan skuadra e tij as WC-të si duhet nuk i ka. Ku do ta qojë ai gjyqtarin Rochi për të kryer nevojënt fiziologjike. Pra duhet të jemi korrekt dhe të mbështetim ata që i kemi këtu”, ka përfunduar arbitri kosovar.

Image
Gjyqtari italian Rochi

(Kosova Sot Online)