Futbollistët e Prishtinës vizitojnë lojtarin e lënduar

  • 11 May 2019 - 20:12
Futbollistët e Prishtinës vizitojnë lojtarin e lënduar

Pas luftës shumë të ashpër  në fushë, futbollistët pas saj kanë treguar edhe anën humane të tyre.  Gjatë ndeshjes Prishtina – Llapi, futbollisti i Llapit, Valmir Veliu pësoi një lëndim të rëndë, me ç‘rast u desh intervenimi i ndihmës së shpejtë për ta kthyer në jetë.

Valmiri aktualisht është në spital në gjendje stabile, derisa menjëherë pas ndeshjes është vizituar nga disa futbollistë të ekipit të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)